×
  • Sport
  • Sport

    Kloppi e poshtëron Shaqirin

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 15:11

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e la Xherdan Shaqirin të zhgënjyer në ndeshjen e mbrëmshme kundër Portos, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.


    Mungesa e rregullt e Xherdan Shaqirit në skuadrën e Liverpoolit gjatë muajve të fundit i ka lënë shumë tifozë të habitur, pasi 27-vjeçari e kishte filluar për mrekulli karrierën e tij në Anfield, transmeton Express.

    Megjithatë, Shaqiri ishte shumë afër për t’u inkuadruar në fitoren 2:0 kundër Portos, në minutat e fundit të lojës. Megjithatë, për shkak të zvarritjes së lojës, Shaqiri mbeti tek vija anësore dhe ndeshja përfundoi para se ai të kishte mundësi të hynte në lojë.

    Në minutën 91:43, Shaqiri kapet nga kamerat duke u ngritur nga stoli dhe duke u bërë gati që të hynte në lojë. Megjithatë, tre minutat e lojës shtesë përfundojnë dhe Shaqiri nuk arrin të futet në lojë, por mbetet te vija anësore.

    Kamerat televizive e kapën menjëherë reagimin e Shaqirit, i cili kishte qenë duke pritur për më shumë se një minutë te mesi i fushës për të hyrë në lojë.

    Përfaqësuesi i Zvicrës ka qenë titullar në 11 nga 21 paraqitjet e tij për Jurgen Kloppin, mirëpo gjatë kohës së fundit ai nuk është inkuadruar në lojë as nga banka rezervë.

    Hera e fundit që ai ishte titullar ishte në janar, në barazimin 1:1 të Liverpoolit me Leicesterit. Që nga atëherë, ai ka luajtur vetëm për 18 minuta në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!