×
  • Sport
  • Sport

    Klubi nga Superliga shkarkon trajnerin, emëron menjëherë pasuesin e tij

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 13:29

    Llapi ka shkarkuar sot trajnerin e saj, Xhengis Rexhepin për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.

    Xhengis Rexhepi iu shtua listës së trajnerëve që Llapi i shkarkon brenda një periudhe të shkurtë kohore, pas Bylbyl Sokolit dhe Bekim Shotanit, shkruan Reporteri.net

    Tahir Batatina, drejtori sportiv i Llapit është emëruar menjëherë trajner i ri, ka njoftuar klubi me anë të një komunikate në rrjetin social facebook:

    “Klubi futbollistik “Llapi” njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Xhengis Rexhepi. Si pasojë e mungesës së pikëve të parapara në xhirotë e luajtura, drejtuesit e klubit dhe Xhengis Rexhepi kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. KF “Llapi” e falenderon Rexhepin për punën profesionale të bërë me klubin gjatë kësaj periudhe dhe i dëshiron suksese në karrierë. Njëherit klubi njofton se nga dita e sotme, Kryetrajner i Llapit do jetë Tahir Batatina i cili sot do filloj stërvitjet me skuadrën” njofton Llapi.

    Kujtojmë që Llapi gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 48 pikë të tubuara, 7 më pak sesa Feronikeli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!