Kosova do të përballet sonte me Sllovakinë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026.

Në rast të fitores, Kombëtarja e Kosovës do të shpërblehet me 500 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Ky zotim është bërë nga Kryeministri Albin Kurti, në nëntor të vitit të kaluar, kur Kombëtares i ishin ndarë 250 mijë euro.

Reklamë

E në rast të kualifikimit për Kupën e Botës, Kurti kishte premtuar 1 milionë euro tjera.

“Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë 500 mijë euro. Së dyti në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro tjera shpërblim”, ka thënë Kurti”, kishte deklaruar Kurti.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda në konferencën e fundit para duelit me Sllovakinë, ka thënë se skuadra e tij është e përgatitur mirë dhe se në përballje me sllovakët hynë për fitore./Reporteri.net

Kurti ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës – 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë, e 1 milion nëse kualifikohet për Kupën e Botës

Reklamë