×
  • Sport
  • Sport

    Konfirmohen çiftet e gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve, këto janë datat kur do të zhvillohen ndeshjet

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 23:42

    Çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve tashmë janë konfirmuar pasi Tottenhami dhe Liverpooli iu bashkuan Ajaxin në mesin e katër skuadrave të fundit në këtë garë.


    Barcelona ishte gjysmëfinalisti i parë pas një triumfi mbresëlënës ndaj Manchester Unitedit me rezultat të përgjithshëm 4:0 pas dy ndeshjeve, derisa Ajaxi e tronditi Juventusin e Cristiano Ronaldos duke e mundur 3:2 pas dy ndeshjeve.

    Tottenhami kompletoi kalimin në gjysmëfinale të mërkurën falë golave si mysafir pas një ndeshjeje dramatike dhe të pabesueshme në Etihad, të cilën e humbi 4:3 ndaj Manchester City, me ndeshjen e parë që e kishte fituar 1:0 në shtëpi.

    Liverpooli, ndërkohë, kaloi në gjysmëfinale pasi e shkatërroi Porton 6:1 pas dy ndeshjeve.

    Ndeshjet e para gjysmëfinale zhvillohen më 30 prill, ndërsa ato të kthimit më 7 maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!