×
  • Sport
  • Sport

    Kosova-Danimarka, këto pritet të jenë formacionet startuese

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 11:45

    Kosova dhe Danimarka do ta zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore, e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.


    Kosova dhe Danimarka do ta nisin vitin 2019 me ndeshjen miqësore që do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.

    Kjo përballje do të jetë një test i mirë për të dyja skuadrat dhe një mundësi për t’i provuar lojtarët që nuk kanë hapësira të mjaftueshme në ndeshjet zyrtare kualifikuese.

    Trajneri i Danimarkës, Age Hareide në konferencë për shtyp ka paralajmëruar se mund t’ua japë rastin nga minuta e parë lojtarëve debutues, që janë ftuar për herë të parë, shkruan Gazeta Express.

    Ndërsa, edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pritet t’i bëjë disa “eksperimente”, për ta parë gjendjen e lojtarëve.

    Mediat daneze, respektivisht “Ekstrabladet” në versionin e saj online i ka publikuar formacionet e mundshme të ndeshjes së sontme.

    Formacionet e mundshme

    Kosova (4-2-3-1): Muric – Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli – Shala, Voca – Rashica, Halimi, Zeneli – Muriqi

    Danimarka (4-3-3): Schmeichel – Dalsgaard, Kjær, ”Zanka” Jørgensen, Stryger – Eriksen, Schöne, Delaney – Poulsen, Jørgensen, Braithwaite

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!