Kosova e ka rritur presionin ndaj portës turke, pas një fillimi më të mirë që pati Turqia në minutat e parë të ndeshjes.

Vedat Muriqi dhe të tjerët luftuan në zonë në minutën e 26-të, por pa konkretizuar.

Më pas, Fisnik Asllani ka goditur traversën në minutën e 29-të me një goditje nga distanca, por që topi u devijua.

Reklamë

Rezultati mbetet 0:0, teksa ndeshja ka hyrë në minutën e 35.

Edhe Turqia pati disa raste, por që u penguan nga mbrojtja e Kosovës./Reporteri.net