×
  • Sport
  • Sport

    Kosova shënon fitore për të shkruar historinë në hendboll

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 22:46

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore historike, të parën në kuadër të kualifikimeve të rregullta.


    Djelmoshat e Kosovës mundën Izraelin, 27:24, në ndeshjen e fazës së dytë të grupit 1 kualifikues për evropianin 2020.

    Takimi u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 1 mijë shkuesve.

    Kosova dominoi gjatë tërë ndeshjes, derisa pjesën e parë e mbyllën, 12:8. Valon Dedaj ishte më i dalluari me 10 gola.

    Në grupin e Kombëtares tonë janë edhe Gjermania e Polonia, të cilat kanë nga gjashtë pikë, ndërsa Kosova dy, po aq sa ka edhe Izraeli.

    Në pasditën e sotme, fitore të rëndësishme shënuan edhe Kosova U21, e cila mundi Taipein Linez 31:23, në kuadër të IHF Trophy Intercontinental, garë kjo që po organizohet në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!