×
  • Sport
  • Sport

    Kosovari i transferuar në Hanover, mbetët jashtë listës së “Kuqezinjëve”

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 12:44

    Valdrin Mustafa, kosovari që gjatë afatit dimëror është transferuar te skuadra e famshme në Gjermani, Hannover, ka mbetur jashtë listës së Kombëtares së Shqipërisë.

    Mustafa që një kohë të gjatë është pjesë e grupmoshave U21 të “Kuqezinjëve”, por për ndeshjet e radhës, ai nuk është ftuar.

    Në një intervistë të shkurtë për Reporterin, Mustafa shprehet i zhgënjyer me mos ftesën, por thotë se do të punojë shumë për t’u rikthyer në ekip, shkruan Reporteri.net

    “Jam i zhgënjyer, por kjo mua nuk më ndalë. Unë do të punojë shumë për t’u rikthyer te ekipi i Kombëtares”, ka thënë 21-vjeçari.

    Ish-lojtari i Kaiserslautern, poashtu thotë se nuk e ka ndërmend të ndrrojë Kombëtare. Ai mbetët ende i dashuruar pas “Kuqezinjëve”.

    Kujtojmë që Kombëtarja e “Shpresave”, e menaxhuar nga Alban Bushi, gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje. Më 26 mars ndaj Andorrasë dhe më 23 mars ndaj Turqisë (U21)./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!