×
  • Sport
  • Sport

    KRIM dhe NDËSHKIM – Ajaxit i shuhen ëndrrat në sekondën e fundit

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 23:13

    Tottenham ka kaluar në finale të Ligës së kampionëve pasi ka mposhtur Ajaxin me rezultat 3-2 në një ndeshje të çmendur.


    Heroi i kësaj ndeshje ishte Lucas i cili shënoi hat-trik për ta dërguar skuadrën e tij në finale.

    Ajax kaluan të parët në epërsi me golin e Mthijas de ligt në minutën e pestë të ndeshjes.

    Rezultatin e dyfishoi Hakim Ziyech në minutën e 35-të të ndeshjes.

    Instruksionet në pushim të Pochetinos dhanë frytet e veta dhe Tottenham ka shkruar historinë.

    Spurs arritën të barazojnë rezultatin me anë të Lucas i cili realizoi të dy golat.

    Braziliani shënoi në minutën e 55-të për të hapur sfidën dhe arriti të barazoj katër minuta më vonë.

    Lucas golin e fitores e realizoi në minutën e gjashtë shtesë duke i dhënë goditje të madhe Ajaxit.

    Tottenham në finale do të takohet me Liverpoolin që mbrëmë eliminoi Barcelonën. Finalja e madhe luhet me 1 qershor në stadiumin e Atletico Madrid, Wanda Metropolitano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!