×
  • Sport
  • Sport

    Kroos mohon kthimin te Bayerni

    Reporteri
    14 Shkurt 2024 | 13:45

    Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka mohuar kthimin te Bayern Munichu si lojtar i lirë në fund të sezonit 2023-24.

    34-vjeçari është lojtar kyç i Realit në këtë sezon, duke realizuar 32 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka realizuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

    Kontrata me klubin spanjoll do t’i skadojë në fund të qershorit, mirëpo mesfushori ende nuk ka marrë vendimin për të ardhmen.

    Në javët e fundit është raportuar se Bayerni ka shprehur interesim për kthimin e tij për shkak të sukseseve që kaluan mes viteve 2007 dhe 2014, duke fituar tre tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!