Anësori i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia është kthyer në formë dhe ka shfaqur magjinë e tij, fiks në kohën për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, raporton Goal.com.
Ashtu si Napoli, edhe gjeorgjiani këtë sezon nuk ka qenë në formën më të mirë, por ai ka shpërthyer në javët e fundit, duke realizuar gola.
Kvaratskhelia nuk është karakter që merr zjarr shpejt. Stil të ngjashëm me Diego Maradonën? Deri diku. Për kot nuk e ka marrë nofkën “Kvaradona”. A ka personalitet si argjentinasi? Aspak. Gjeorgjiani zakonisht i shmanget vëmendjes sepse është mjaft i turpshëm, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Pra, nuk ishte aspak befasi reagimi i tij në ndeshjen e parë kundër Barçës kur u zëvendësua. Ai nuk përshëndeti trajnerin, por as bashkëlojtarët.
Mirëpo Kvaratskhelia nuk kontribuoi asgjë në këtë ndeshje. Në 67 minuta lojë nuk kishte asnjë goditje në drejtim të portës, as pasim kyç. E preku topin vetëm 36 herë. Më pak se portieri i Napolit Alex Meret.
Mirëpo në formë të mirë nuk ishte as Osimhen, i cili u zëvendësua vetëm dy minuta pasi realizoi golin e barazimit. “Mbaj në fushë lojtarët që luajnë mirë. Nuk ua shikoj emrat. Ata që nuk luajnë mirë mund të zëvendësohen”, ka thënë trajneri i Napolit.
Kthimi i Kvaradonas?
Gjeorgjiani këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Napolit. Me mesatare, ai ka kompletuar më së shumti driblime për gol, duke krijuar më shumë shanse sesa në sezonin e kaluar.
Mirëpo ka rënë saktësia e tij. Kvaratskhelia ka përfunduar sezonin e kaluar me 14 asistime në të gjitha garat. Sivjet ka vetëm pesë asistime dhe po i afrohet mesit të muajit mars.
Mirëpo gjeorgjiani në javët e fundit ka shkëlqyer, duke shfaqur aftësitë e tij dhe përsëri ka ngjallur krahasimet me Maradonën.