×
  • Sport
  • Sport

    Kualifikimet për Europian: Kosova ndeshet në qershor me Malin e Zi, frikë për incidente, flet Savicevic

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 13:25

    Tani kur po fillojnë garat për kualifikimet për Europianin 2020, kanë filluar të komentohen edhe ndeshjet që Kosova do t’i zhvillojë me Malin e Zi.


    Pavarësisht raporteve shumë miqësore që Kosova ka me këtë shtet fqinj, në këtë kombëtare ka shumë lojtarë serbë, e gjithashtu edhe shumë tifozë të kësaj kombësie që Kosovën vazhdojnë ta llogarisin pjesë të Serbisë.

    Kjo ka bërë që mediat në këtë shtet të fillojnë të paralajmërojnë mundësinë e incidenteve në ndeshjen në mes të Kosovës dhe Malit të Zi e cila do të zhvillohet më 7 qershor të këtij viti në Podgoricë, transmeton reporteri.net.

    Për këtë ka folur edhe kryetari i federatës malazeze të futbollit, Dejan Savicevic, i cili është munduar që ta relaksojë këtë përshtypje që mbizotëron në opinionin malazez.

    Dejan Savicevic

    Ai ka thënë se ka ende kohë dhe është herët që të filitet për organizimin e asaj ndeshje, por sipas tij, shteti malazez dhe Ministria e Brendshme janë të afta që të bëjnë një organizim të mirë dhe sigurojnë që të mos ketë probleme.

    Ndërsa i pyetur nëse ekziston rreziku i problemeve në fushë në mes lojtarëve, pasi për Malin e Zi ka lojtarë me origjinë serbe, Savicevic ka thënë se nuk duhet pasur frikë, pasi edhe kjo lojë është si çdo lojë tjetër.

    “Në fund të fundit, ne kemi një kosovar në ekipin tonë. Ky është Fatos Beçiraj i cili mbart edhe rolin e kapitenit të Savic dhe Jovetic”, ka thënë Saviçeviç. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!