×
  • Sport
  • Sport

    Ky është lojtari më i vlefshëm në botë sipas Jose Mourinhos

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 11:19

    Neymar mund të jetë transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave pasi u transferua nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro, por Kylian Mbappe është lojtari më i vlefshëm sipas Jose Mourinhos.

    Që prej debutimit të tij si një 18-vjeçarë për Monacon me 22 gola në sezonë ku edhe arriti ta fitojë titullin e Ligue 1 dhe arriti deri në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve në 2016/17, Mbappe ka dëshmuar se është i destinuar të shkëlqejë, shkruan Reporteri.net

    “Për një lojtar si Mbappe, kur ju flisni për të ardhmën, you nuk keni nevojë të thoni se çfarë do të bëhet aj në 5 apo 10 vitet e ardhshme. Fokusohuni në të tashmen. Ai është fantastik”.

    “Mendoj se duke u bazuar në moshën e tij dhe duke marrë parasysh moshën e Ronaldos, Messit (të dy mbi të 30-at) apo edhe Neymar, kur ju shiqoni tregun dhe mosha është një factor, mendoj se ai është lojtari më i vlefshëm në botë” ka thënë Mourinho për beIN SPORTS.

    Mbappe është 20 vjeçarë tani dhe ka shënuar mbi 30 gola këtë sezonë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!