×
  • Sport
  • Sport

    Ky është rekordi i jashtëzakonshëm i Guardiolës si trajner

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 16:55

    Pep Guardiola ishte kritikuar pas eliminimit të së mërkurës nga Liga e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.


    Ai sot vendosi të riun Phil Foden në formacion nga minuta e parë dhe për shumkë, ky ishte një veprim i rrezikshëm për ekipin e tij marrë parasysh se ata janë duke luftuar për titullin e kampionit. Por, rreziku iu shpagua pasi që ishte pikërisht Phil Foden ai i cili shënoi golin e fitores ndaj Tottenham, shkruan Reporteri.net

    Por, të flasësh për statistikat e Pep Guardiolas si menagjer, vërtetë janë impresive që prej se ai filloi ‘zanatin’ në Barcelona.

    Edhe pse është i ri në moshë, ai ka fituar aq shumë sa ka bërë që të krahasohet me trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave, përfshirë këtu Sir Alex, Jose Mourinho, Ancelotti, Sir Bobby Robson, Arrigo Sachi e shumë trajner të tjerë.

    Guardiola ka fituar deri më tani 25 trofe në vetëm 10 vite si trajner i ekipeve senjore.

    Këto janë statistikat e tij si trajner:

    576 ndeshje
    428 fitore
    83 barazime
    65 humbje
    1367 pikë
    1486 gola të shënuara
    461 gola të pranuara

    1 trofe për çdo 23 ndeshje
    2.37 pikë për ndeshje
    2.57 gola të shënuara për ndeshje

    0.8 gola të pranuara për ndeshje

    Kujtojmë që Guardiola veçse ka fituar titullin e Ligës së Kupës në Angli këtë vit dhe është në luftë edhe për Premierligën dhe FA Cup./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!