×
  • Sport
  • Sport

    Ky është trajneri i ri i Gjilanit

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 15:15

    Gentjan Mezani është trajneri i ri i SC Gjilani.

    Klubi gjilanas ka arritur marrëveshje me teknikun nga Vlora dhe zyrtarizimi do të bëhet gjatë orëve në vijim, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

    Mezani do ta pasojë Alban Hysenin, i cili drejtoi ekipin në pesë ndeshje që pas largimit të Sedat Pajazitit një muaj e gjysmë më parë.

    Gentjan Mezani më parë kishte drejtuar Flamurtarin e Vlorës, Laçin dhe edicionin e fundit Luftëtarin.

    43 vjeçari pritet ta marrë drejtimin e skuadrës nga dita e nesërme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!