×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për Kosovën, Hekuran Kryeziu mund të luajë edhe ndaj Danimarkës

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 13:12

    Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu të martën në mëngjes është bashkuar me futbollistët tjerë të Kosovës në hotelin ku janë të grumbulluar.

    26 vjeçari pësoi një lëndim me Zurichun në fundjavën e kaluar, dhe luajti vetëm 20 minuta kundër Xamaxit në Superligën zvicerane.

    Megjithatë lëndimi nuk është shumë serioz. Trajneri Bernard Challandes në konferencën për shtyp deklaroi se Kryeziu mund të pushohet për ndeshjen me Danimarkën që të jetë i gatshëm për Bullgarinë.

    Megjithatë sipas burimeve të Indeksonline, testet mjekësore që i ka bërë Kryeziu të hënën pasdite kanë rezultuar se ai nuk ka thyer asgjë në shpinë dhe është gati për të luajtur edhe në miqësoren kundër Danimarkës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!