×
  • Sport
  • Sport

    Lakers mposhten nga liderët e NBA, fitojnë Warriors e Houston

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 7:49

    Los angeles Lakers janë mposhtur nga liderët e kampionatit, Milwaukee Bucks me rezultat 115 – 101 në një ndeshje që shkëlqeu Khris Middleton me 30 pikë, 5 asiste e 10 kërcime.

    Caldwell-Pope ishte më i miri tek Lakers i cili shënoi rekord pikë për këtë sezonë me 35 pikë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që Lakers ishin pa yllin kryesor të skuadrës, Lebron James, shkruan Reporteri.net

    Warriors në anën tjetër kanë arritur pa problem ta mposhtin Minnesota Timberwolves me rezultat 107 – 117.

    Steph Curry ishte më i dalluari me 36 pikë, 5 asiste e 3 kërcime, i ndjekur nga Klay Thompson me 28 pikë, 4 asiste e 3 kërcime.

    Houston Rockets poashtu arritën të shënojnë fitore ndaj Atlanta HaWks me rezultat 121 – 105 aty ku i përhershmi James Harden kontribuoi me një double-double prej 31 pikëve e 10 asistimeve.

    Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

    Charlotte Hornets – Philadelphia 76ers 114 – 118

    Sacramento Kings – Brooklyn Nets 121 – 123

    Los Angeles Clippers – Indiana Pacers 115 – 109

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!