Lazio ka fituar në udhëtim ndaj Juventusit, me rezultat bindës 0-3 në “Allianz Stadium”.

Oliver Provstgaard kaloi Lazion në epërsi, ndërsa Gustav Isaksen dyfishoi rezultatin. Fitoren e mysafirëve e vulosi Fisayo Dele-Bashiru, duke i dhënë Lazios tri pikë të rëndësishme.

Kjo ishte fitorja e parë e Lazios në Torino ndaj Juventusit pas nëntë vitesh, duke i dhënë fund një serie të gjatë pa triumf në këtë stadium.

Reklamë

Me këtë fitore, Lazio barazohet me Interin në krye të tabelës, me nga 19 pikë, ndërsa Juventusi mbetet në kuotën e 11 pikëve, në pozitën e shtatë.