×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohen Lila e Binaku, Panuçi fton lojtarin e Partizanit në kombëtare

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 23:51

    Federata Shqiptare e Futbollit njofton se për shkaqe dëmtimi, nga grumbullimi i ekipit kombëtar pas ekzaminimeve mjekësore të nevojshme largohen Andi Lila dhe Egzon Binaku, ndërsa në vendin e tyre janë ftuar Ylber Ramadani dhe Lorenc Trashi.


    Ftesa për lojtarin e Partizanit Lorenc Trashi është risi dhe e pritur prej kohësh pas paraqitjeve mjaft të mira në ekipin e kuq në kampionatin shqiptar të futbollit, trasnmeton shqiptarja.com.

    Më 22 mars Shqipëria do të nisë eliminatoret e Europianit 2020 ku fillimisht do të përballet me Turqinë dhe 3 ditë më pas me Andorën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!