Prishtina dhe Llapi po e zhvillojnë derbin e kësaj xhiro në Superligën e Kosovës.
Gjithsesi, një moment shumë i hidhur ndodhi në minutën e 34-të.
Anëtari i Llapit, Valmir Veliu përfundoi në tokë pa ndjenja pas përlasjes me një nga lojtarët vendas.
Menjëherë të dyja ekipet mjekësore të të dyja skuadrave u futën në fushë dhe fatmirësisht gjendja e tij aktualisht është stabile dhe është duke marrë frymë, pasi në fillim kishte humbur ndjenjat dhe iu kishte rrotulluar gjuha.

Ai u dërgua me urgjencë në spital me ambulancë e cila vonoi disa minuta deri sa u afrua tek lojtari.
Kjo situatë ka prekur edhe futbollistët të cilët nuk i kanë mbajtur lotët. Madje edhe gjyqtari i ndeshjes Genc Nuza nuk i ka shpëtuar lotëve.

Ndërkohë, rezultati i ndeshjes është pa gola. Në anën tjetër Feronikeli është në epërsi ndaj Dritës me golin e Kastriot Rexhës./Reporteri.net/

