×
  • Sport
  • Sport

    Lenjani me lot në sy njofton largimin nga Kombëtarja e Shqipërisë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 18:56

    Ermir Lenjani është shprehur mjaftë i indinjuar me tretmanin që është duke e kaluar prej se në krye të Kombëtarës së Shqipërisë ka ardhur Christian Panucci

    Ai nëpërmjet një postimi në facebook ka njoftuar se ai do të pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë deri sa trajner është italiani Panucci, shkruan Reporteri.net

    Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

    Lenjani iste ftuar disa herë me Kombëtaren e Shqipërisë por ka luajtur vetëm dy herë prej momentit që Panucci drejton skuadrën “Kuq e Zi”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!