×
  • Sport
  • Sport

    Lewandowski nuk e ka ndërmend të largohet nga Barça

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 22:59

    Sulmuesi Robert Lewandowski ka konfirmuar se gjatë verës nuk do të largohet nga Barcelona.

    Polaku 35-vjeçar sivjet nuk ka kaluar në formën më të mirë dhe ishte raportuar se në fund të sezonit mund të largohet.

    Mirëpo në një intervistë për gazetën gjermane “Bild” ai ka deklaruar se nuk do të largohet, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Largimi nga Barça gjatë verës definitifisht nuk është i mundur, nuk është as temë”, ka thënë Lewandowski.

    “Fizikisht ndihem mirë. Deri sot, kështu ka qenë të paktën në dy vjetët e fundit. Kur unë fizikisht nuk do të jem në top-nivel, atëherë do të filloj të mendoj [largimin]”, ka thënë sulmuesi polak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!