×
  • Sport
  • Sport

    Liga e Kampionëve apo Liga e Cristiano Ronaldos?

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 23:42

    Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se Liga e Kampionëve është kompeticioni i tij i preferuar… ose ndryshe e ka ‘privatizuar’.


    Ylli portugez ka arritur të triumfojë pesë herë në këtë kompeticion, njëherë me Manchester United dhe katër herë me Real Madrid.

    34-vjeçari edhe sonte ishte autor i goli të vetëm të Juventus ndaj Ajax, me sfidën që u mbyll 1-1 në ‘Johan Cruyff Arena’ dhe tashmë gjithçka vendoset në Torino.

    Ronaldo shënoi golin e 125-të në karrierë në Ligën e Kampionëve, më shumë se çdo tjetër.

    Gjithashtu, për anësorin portugez ky ishte goli i 64-të në fazën e eliminimit direkt, më shumë se sa Leo Messi (42) dhe Thomas Muller (21) të kombinuar bashkë.

    Ndër të tjerash, goli i sontshëm ndaj Ajax ishte i 24-ti në 21 ndeshje çerekfinale në kompeticionin më madhështorë në Evropë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!