×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool e ka seriozisht për Premier League, rikthen kreun

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 17:11

    Liverpool ka arritur të shënojë fitore të vështirë por të vlefshme për të rikthyer kreun e Premierligës. Ata mposhtën Fulhamin me rezultat 1-2.

    Ishte Sadio Mane ai i cili i dha avantazhin ekipit të Liverpoolit në minutën e 26-të, me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushimin e pjesëve.

    Ish lojtari i Liverpool, Ryan Babel barazoi shifrat në minutën e 74-të për ti vënë në ethe mysafirët por ishte James Milner ai i cili konvertoi në golë një penallti në minutën e 81-të, për ta vulosur rezultatin përfundimtar.

    Me këtë fitore Liverpooli rikthen kreun e Premierligës duke grumbulluar plot 76 pikë, 2 më shumë se Manchester City që ka 74 dhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!