Liverpooli nuk arriti të siguronte më shumë se një pikë ndaj Tottenhamit, pasi ndeshja përfundoi baraz 1-1 në “Anfiled Road”, shkruan Reporteri.net.

Dominik Szoboszlai hapi rezultatin për Liverpoolin në minutën e 18-të, me një sgupergol nga gjuajtja e dënimit.

Por, Tottenhami nuk u dorëzua dhe në minutën e 90-të, barazoi në 1-1 përmes brazilianit Richarlisoni, duke iu mohuar vendasve fitoren.

Reklamë

Me këtë rezultat, Liverpooli mbetet në vendin e pestë me 49 pikë, dy më pak se Aston Villa që mban vendin e katërt, ndërsa Tottenhami vazhdon të luftojë për mbijetesë në vendin e 16-të. /Reporteri.net/.