Liverpooli besohet se ka mësuar se sa do t’i duhet të paguajë nëse dëshiron shërbimet e kryetrajnerit të Brightonit, Roberto De Zerbit.
Që prej konfirmimit se Jurgen Klopp do të largohet nga Anfieldi në fund të sezonit, hierarkia e Liverpoolit ka nisur kërkimin për menaxherin e ri.
Favorit për këtë post është trajneri i Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim dhe portugezi është njëri prej favoriteve për ta zëvendësuar Kloppin.
Mirëpo edhe De Zerbi mbetet si opsion. 44-vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën dhe gjatë fundjavës ka thënë se do të bisedojë me shefat e klubit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, në kontratën e De Zerbit ka një klauzolë nëse për të shprehin interesim klubet si Liverpooli.
Ai ka thënë se Brightoni do të kërkonte të paktën 12 milionë funte për ta liruar nga detyra menaxherin De Zerbi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.