×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli po planifikon dy parada triumfale nëse e fitojnë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 17:44

    Këshilli i Qytetit të Liverpulit e ka konfirmuar se janë duke i hartuar planet për dy festime të mëdha për ‘The Reds’.


    Skuadra e Jurgen Klopp do të pres që të gabojë Manchester City në këtë fundjavë dhe pastaj të vazhdojë të fitojë ndaj Tottenhamit në Madrid më 1 qershor.

    Dy festimet po përgatiten për të hënën, më 13 maj dhe pastaj të dielën, më 2 qershor dhe të dyja fillojnë nga ora 16:00.

    Asnjë klub anglez nuk ka arritur t’i fitojë të tre trofetë që kur e bëri Manchester United, që e kishte fituar edhe FA Kupën, në vitin 1999, duke fituar tre trofe atë vit.

    ‘Djajtë e Kuq’ kishin një paradë me 500,000 tifozë në rrugët e Manchesterit në atë kohë, shkruan Telegrafi.

    Manchester City ende nuk i ka zbuluar planet.

    City është në krye të Ligës Premier me vetëm një pikë më shumë dhe do të përballet me Watford në finalen e FA Kupës në 18 maj.

    City gjithashtu ka fituar Kupën Carabao.

    Liverpool do të mbështetet te Brighton që është i detyruar ta mund ose të marr barazim, që ta fitojnë Ligën Premier.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!