×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli pret ofertë të majme nga Arabia për Salahun

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 18:54

    Liverpooli është duke pritur ofertë të majme nga liga e Arabisë Saudite për Mohamed Salahun në fund të këtij sezoni.

    Ani pse Salah ka rol kyç në sulmin e Liverpoolit, spekulimet rreth të ardhmes së tij kanë vazhduar gjatë tërë këtij sezoni.

    Kontrata e egjiptianit skadon edhe 16 muaj dhe Liverpooli ka shprehur interesim për vazhdimin e kontratës së tij, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Gjatë vitit të kaluar, ishte raportuar se të paktën një ofertë prej 150 milionë funteve ishte në tavolinë nga AL Ittihadi, mirëpo Liverpooli nuk e kishte ndërmend ta shiste sepse ishte vonë në afatin kalimtar.

    Sipas “Football Insider”, Liverpoolit i është thënë që ta tregojë vetë çmimin me qëllim që transferimi i Salah të realizohet.

    Ani pse nuk pritet të vijë oferta prej 150 milionë funteve, Liverpooli pret të paktën 100 milionë funte për shërbimet e tij.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!