×
  • Sport
  • Sport

    Llapi arrin fitore të madhe në garën për titull, ‘luftë’ e madhe për t’i ikur barazhit

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 18:13

    Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.


    Kandidati për titullin kampion, Llapi realizoi fitore të madhe 4-1 ndaj Trepçës ’89 në Podujevë.

    Vendasit u befasuan kur Lasine Traore (17’) shënoi për mysafirët, por vetëm pas pak minutave Ahmed Januzi (21’) baraspeshoi gjithçka.

    Skuadra e Tahir Batatinës shkoi edhe më e relaksuar në pushim, kur harkimin e Mentor Zhdrellës e shfrytëzoi Behar Maliqi (45’) që shënoi për rezultatin 2-1.

    Ahmed Januzi me dy gola në minutat e fundit kompletoi het-trikun dhe vulosi rezultatin 4-1, për t’i mbajtur gjallë shpresat e ‘Legjendave’ për një triumf në fund.

    Llapi tubon 69 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Prishtina që për shkak të golaverazhit mban pozitën e tretë, ndërsa Feronikeli mbetet në krye me 71 pikë.

    Ndërkohë garë e nxehtë po zhvillohet për t’i ikur barazhit.

    Befasia e sotme vjen nga Gjilani, ku ekipi i Gentian Mezanit pësoi humbje në shtëpi nga Flamurtari me rezultat minimal dhe kësisoji futet në zonën e barazhit, shkruan lajmi.net.

    Ferizaji fitoi me rikthim 3-1 ndaj Lirisë, që edhe matematikisht nga edicioni i ardhshëm garon në Ligën e Parë.

    Ballkani realizoi fitore bindëse 0-3 në udhëtim te Kek-U, për t’i mbajtur gjallë shpresat për të mbetur edhe një sezon në elitën kosovare.

    Më poshtë ua sjellim renditjen tabelare pas përfundimit të xhiros së 30-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!