×
  • Sport
  • Sport

    Llapi hap fals në luftën për titull, Drita nuk gabon

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 17:00

    Llapi ka lëshuar mundësinë që t’i ofrohet me pikë liderëve të kampionatit, Feronikelit, pasi ka barazuar në shtëpi me skuadrën e Ballkanit, me rezultat 1-1.

    Ballkani kaloi në epërsi qysh në minutën e 5’ me anë të Jetmir Topallit. Ishte e nevojshme një penllati në minutën e 84 që Mentor Zhdrella të barazonte shifrat.

    Ky barazim e renditë Llapin në pozitën e dytë me 48 pikë, 4 pikë më pak sesa lideri Feronikeli që të dielën zhvillon ndeshjen e mbetur ndaj Trepçës 89.

    Në anën tjetër Drita ka shënuar fitore të vështirë ndaj Lirisë së Prizrenit me shifrat 2-0. U deshtën plot 79 minuta që vendasit të gjenin rrugën drejt golit nëpërmjet Shaqirit dhe 4 minuta më vonë për ta vulosur Haxhimusa.

    Ky rezultat e rendit dritën në pozitën e 4 në tabelë ndërsa Lirinë e futë në krizë edhe më shume pasi është në pozitën e parafundit me vetëm 24 pikë të tubuara./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!