×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Unitedit të hapur për kthimin e Greenwoodit

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 23:01

    Lojtarët e Manchester Unitedit kanë përkrahur mundësinë e kthimit të Mason Greenwoodit gjatë verës.

    22-vjeçari ishte akuzuar për tentim dhunim, sulm dhe sjellje të këqija në tetorin e vitit 2022, por rasti ishte hedhur poshtë në shkurt të vitit 2023 pas tërheqjes së dëshmitares.

    Greenwood ishte përjashtuar nga Unitedi deri në përfundimin e hetimeve.

    Pas tërheqjes së akuzave, Unitedi kishte kryer hetimet e veta dhe mori vendim se Greenwoodi duhet të vazhdojë karrierën në një klub tjetër.

    Si rezultat, anglezi ishte dërguar në huazim te Getafe në La Liga.

    Sipas një raporti të gazetës “The Sun”, lojtarët e Unitedit kanë përkrahur kthimin e tij në një sondazh të brendshëm. Shumë prej tyre besohet se nuk janë kundër rikthimit të tij në Old Trafford.

    “Vendimi i tyre është sportiv. Unitedi ka pasur vështirësi në realizimin e golave dhe u duhet një lojtar i Mason”, ka thënë një burim për “The Sun”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!