×
  • Sport
  • Sport

    Luis Diazi nuk përjashton mundësinë e largimit nga Liverpooli

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 16:20

    Luis Diaz në të ardhmen mund të vendosë që të largohet nga Liverpooli për një ekip të La Ligas, ka thënë babai i anësorit kolumbian.

    Që prej transferimit të tij nga Porto për 37.5 milionë funte, Diaz është njëri prej lojtarëve kyç të Liverpoolit.

    Ai ka realizuar 22 gola dhe 13 asistime në 86 paraqitje në të gjitha garat.

    Shkaku i formës së mirë, 27-vjeçari është lidhur me një largim nga Liverpooli.

    Barcelona do të mund të ishte vend ideal për kolumbianin, mirëpo klubi spanjoll po përballet me probleme financiare dhe në gjendjen aktuale vetëm Real Madridi dhe Atletico Madridi, janë dy klubet që mund të financojnë transferimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!