×
  • Sport
  • Sport

    Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen, Kuka: Ajo është dhuratë nga Zoti për popullin shqiptar

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 10:51

    Kampionia evropiane, botërore e olimpike, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e 28-të. 


    Xhudistja e suksesshme Majlinda Kelmendi është ambasadorja më e e mirë e shtetit të Kosovës në botë. Plot 28 vite jetë, ajo i ka kaluar me shumë sfida, sakrifica por mbi të gjitha me fitore e suksese, shkruan Reporteri.net.

    Ishte trajneri i saj Driton Kuka ai i cili i ka qëndruar përkrah prej vitesh Majlindës, andaj ai sot ka ndarë disa fjalë të mëdha për të. Kuka ndër të tjera në urimin e tij ka thënë se Majlinda është dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar.

    “Urime Majlinda rrnofsh edhe 100 vite të tjera.
    Kampionja jonë Olimpike sot feston ditëlindjen!
    Me punë si gjithmonë edhe sot ??
    Majlinda emblema më e mirë Shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë.
    E kemi dhuratë nga Zoti për popullin Shqiptar për shpresën për një të ardhme …
    Krenar dhe mirënjohës têrë jeten”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!