Manchester City mund të përballet me një zbritje prej 40 deri në 50 pikësh brenda një sezoni të Premierligës, nëse ankesa e klubit ndaj një dënimi të mundshëm dështon, raporton “Footy Insider”.

Sipas raportimit, kampioni anglez mund të ndëshkohet gjithashtu me një gjobë të konsiderueshme financiare dhe një ndalim të gjatë të transferimeve, si pjesë e sanksioneve që mund t’i shqiptohen.

Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht asnjë dënim për Manchester Cityn. Vendimi përfundimtar në rastin e akuzave financiare të Premierligës ndaj klubit mbetet në pritje.

Reklamë

Nëse konfirmohet një dënim i tillë, zbritja e pikëve do të kishte ndikim të madh në sezonin e Cityt, duke e vënë klubin në rrezik serioz në garën për objektivat e tij në kampionat.