×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City afër nënshkrimit të Saul Niguez

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 11:45

    Manchester City raportohet se i ka rrëmbyer nga duart e Barcelonës, Saul Niguez-in, që sipas mediave në ishull ky do të jetë nënshkrimi i parë gjatë verës për Guardiolan.

    Guardiola ka kthyer vëmendjen nga Saul pasi dështuan të nënshkruajnë me anëtarin e Ajaxit, Frankie de Jong, i cili nënshkroi për Barcelonën në janar, shkruan Reporteri.net

    Atletico Madrid dëshiron 120 milion euro për 24 vjeçarin por besohet se një shume prej 80 milionë euro do të jetë e mjaftueshme për ta kompletuar transferimin.

    Guardiola e dëshiron Niguez-in me çdo kusht, marrë parasysh që Fernandinho mbushë 34 vjet në muajin maj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!