×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City nuk e bën hesap Swansean, rikthen rezultatin dhe kualifikohet për raundin tjetër

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 20:26

    Manchester City është rikthyer nga një deficit prej 2-0 për të fituar ndeshjen në 2-3 në fund të takimit.

    Matt Grimes dhe Bersant Celina shënuan për vendasit në pjesën e parë për ti dhënë epërsi 2-0 vendasve.

    Pjesa e dyte foli tërësisht në të mirë të Manchester Cityt të cilët filluan rikthimin e tyre në minutën e 69 me anë të Bernardo Silvas.

    Në minutën e 78 u akordua penallti për skuadrën e Pep Guardiolas të cilën Kun Aguero goditi shtyllën por topi qëlloi në këmbën e portjerit Nordfeldt dhe shifrat u barazuan.

    Ishte Kun Aguero ai i cili kualifikoi tutje Manchester Cityn kur në minutën e 88 shënoi për t’i dhënë goditjen përfundimtare Celinës dhe skuadrës së tij


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!