×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United – Barcelona, ky ekip kualifikohet sipas Ibrahimovic

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 18:50

    Ish-lojtari i Barcelonës dhe Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, beson se dueli ndërmjet Leo Messit dhe Paul Pogbas do të vendosë fituesin e kësaj përballjeje.


    Ekipet takohen në “Old Trafford” në përballjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve këtë të mërkurë, shkruan Reporteri.net

    “Unë mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft interesante mes dy ekipeve të mëdha,” ka thënë Ibrahimovic.

    “Dy klube me histori të mëdha, të cilat janë mjaft atraktive t’i shikosh dhe kanë lojtarë fantastik”.

    “Mendoj se do të jetë një luftë ndërmjet Leo Messit dhe Pogbas, edhe pse është një sport kolektiv, por këta lojtarë do ta bëjnë diferencën dhe do të jetë interesante”, ka thënë Zlatan Ibrahimovic i cili ka luajtur me të dy ekipet gjatë karrierës së tij./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!