×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United japin dritën jeshile për blerjen e yllit të Tottenhamit

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 18:17

    Manchester United janë gati që të aktivizojnë klauzolen prej 25 milionëve të mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld.


    United kanë një kohë që janë të interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit dhe janë gati të paguajnë shumën, sipas The Sun, përcjell Reporteri.net

    Gjigantët anglez janë në market për një mbrojtës që ka një çmim të vogël, kështu që shihet shumë logjike zgjedhja e një lojtari që ka eksperiencë si Alderwierled.

    Të dy klubet, si United edhe Tottenham janë në luftë të ashpër për një vend që qon në garat e Ligës së Kampionëve vitin tjetër, kështu që renditja finale mund të ketë një ndikim të madh në vendimin e Alderweireld./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!