Marco Guida është përzgjedhur për të drejtuar derbin e madh lokal në botë, mes Milanit dhe Interit, që zhvillohet të shtunën mbrëma në San Siro nga ora 20:45.

Gjyqtari italian këtë sezon ka drejtuar tri ndeshje në Serie A, duke shpërndarë shtatë kartonë të verdhë dhe asnjë karton të kuq.

Për Guidën ky do të jetë derbi i gjashtë i Milanos në karrierë. Në pesë përballjet e mëparshme, Milani ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje.

Reklamë

Sa i përket bilancit të përgjithshëm me dy skuadrat, Guida ka referuar 41 ndeshje të Milanit, me 20 fitore, 11 barazime dhe 10 humbje për kuqezinjtë.

Ndërsa me Interin ka drejtuar 33 ndeshje, ku zikaltërit kanë regjistruar 17 fitore, 10 barazime dhe gjashtë humbje.

Në pesë derbet e mëparshme bilanci është plotësisht i barabartë, me dy fitore për secilën skuadër dhe një barazim. Të shtunën, Guida do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit italian dhe evropian.