×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe flirton me Realin Madridin: “Zidane është idhulli im”

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 19:22

    Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe nuk e ka fshehur kurrë admirimin për legjendën braziliane Pele, i cili ka qenë gjithmonë idol i tij, por 20-vjeçari ka theksuar se ai ka një idol të dytë: Zinedine Zidane.


    Trajneri i tanishëm i Real Madridit ka fituar statusin e legjendës me Juventusin dhe Real Madridin si dhe me ekipin Kombëtar të Francës gjithashtu, kështu që nuk është befasi që ylli i tanishëm i Francës e admiron Zidanen, transmeton Reporteri.net

    “I vetmi i cili më ka impresionuar mua sa Pele është Zidane,” ka thënë Mbappe për magazinën franceze France Football.

    Zidane është një fans i madh i superyllit francez, ai madje kishte tentuar që të nënshkruante me të sa ishte pjesë e Monacos, gjatë kohës kur ishte në Madrid për herë të parë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!