Kylian Mbappe mund të pësojë humbje të mëdha financiare nga marrëveshjet e sponsorizimit, pasi polemikat rreth tij në Kinë po vazhdojnë të përshkallëzohen.

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll Onda Cero, tri kompani kineze kanë ndërprerë marrëveshjet e sponsorizimit me sulmuesin e Real Madridit.

Ndërkohë, disa marka ndërkombëtare kanë larguar imazhin e Mbappes nga fushatat e tyre reklamuese dhe platformat e rrjeteve sociale në Kinë.

Reklamë

Situata ka ngritur shqetësime edhe brenda Real Madridit, ku ekziston frika se dëmi i shkaktuar në reputacionin e futbollistit në tregun kinez mund të jetë i pakthyeshëm.

Kjo situatë mund të ndikojë ndjeshëm në të ardhurat e Mbappes nga sponsorizimet, duke e bërë atë të përballet me pasoja të mëdha financiare përtej fushës së futbollit.