×
  • Sport
  • Sport

    Mbi 100 mijë kërkesa për bileta për të parë ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 22:22

    Sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, shpreson që sa më shpejt të ndërtohet Stadiumi Nacional në Drenas pasi stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë nuk i plotësojnë dot kërkesat e kosovarëve.


    Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se kërkesa e tifozëve kosovarë për t’i parë ndeshjet e “Dardanëve” me Danimarkën dhe Bullgarinë është shumë, shumë e madhe.

    Andaj shpreson që sa më parë të nisë ndërtimi i Stadiumit Nacional në Drenas.

    “Premtimet janë, prej krye parlamentarit, kryeministrit e të gjithëve, se Stadiumi Nacional do të fillojë së shpejti, kjo do të zgjidhte gjithçka, sepse kapaciteti është shumë i vogël momentalisht, 12, 13 mijë ulëse, kurse kërkesa është e madhe”, u shpreh Salihu në T7.

    “Mbi 100 mijë është kërkesa për bileta. Kështu që shpëtimi do të ishte stadiumi Nacional”, shtoi ai në emisionin sportiv “Favorit”.

    “Në anën tjetër, edhe stadiumi “Adem Jashari” do të shndërrohet në kategorinë e katërt. Paramendoni, ne si shtet t’i kem tri stadiume të kategorisë së katërt, do të ishte zgjidhje shumë fatlume, ndoshta edhe përpara regjionit”, u shpreh Salkihu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!