×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtja e Barcelonës më e dobëta në Evropë  

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 15:58

    Rezultatet e fundit të Barcelonës në La Liga kanë ndikuar që të ketë mbrojtjen më të dobët në Evropë gjatë vitit 2024 në pesë ligat kryesore.  

    Gjigantët spanjollë nuk kanë rezultate të mira gjatë këtij sezoni dhe nuk janë në hap me Real Madridin dhe befasinë e këtij sezoni, Gironan. Xavi tashmë e a konfirmuar se do të largohet nga posti i menaxherit në fund të këtij sezoni.  

    Performanca e Barcelonës kundër Granadas të dielën, e ka vendosur atë në krye të tabelës së padëshiruar.  

    Me barazimin 3 me 3 ndaj një prej ekipeve më të dobëta në La Liga, Barcelona tani ka pranuar 23 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.  

    Barcelona tani është para ekipit italian Frosinone që ka pësuar 22 gola në shtatë ndeshje.  

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!