Kur kanë mbetur më pak se tri orë deri në fillimin e ndeshjes së Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga stadiumi, ku do të zhvillohet ndeshja.

Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë, me ndeshjen që luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Tehelné pole” në Bratisllavë, aty ku pritet të ketë një numër të kënaqshëm të shqiptarëve.

Reklamë

FFK-ja ka postuar një video të stadiumit, me tashmë edhe më pak se tri orë deri në fillimin e ndeshjes.