×
  • Sport
  • Sport

    Mediat spanjolle: A është ky lojtari me të cilin Zidane do ta zëvendësojë Luka Modricin

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 13:49

    Prej se Zinedine Zidane është rikthyer si trajner i Real Madridit, janë shtuar zërat për largimet apo afrimet e mundshme në skuadër.

    Luka Modric, kapiteni i Kroacisë i cili i udhëheqi ata deri në finalen e Kupës së Botës është emri më i përfolur për momentin në shtypin spanjoll, transmeton Reporteri.net

    Edhe pse kishte thënë se do ta përfundonte karrierën e tij në Real Madrid, Luka Modric është 34 vjeçarë tani dhe sipas mediave spanjolle, Zidane ka gjetur zëvendësimin e tij. Bëhet fjalë për Adrien Rabiot, mesfushorin e PSG-së i cili është 23 vjeqarë dhe shihet si zëvendësim afatgjatë i Luka Modric.

    Sipas Zidane, Rabiot ka stil të ngjajshëm të lojës me kroatin e duke pasur parasysh që Rabiot ka refuzuar kontratën e re me Parisin atëherë një lëvizje e tillë është shumë lehtë e arritshme për “Los Blancos”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!