Skuadra e Akhmat Grozny është duke luajtur ndeshjen ndaj Spartakut të Moskës, e vlefshme për javën e dytë në Premier Leaguen e Rusisë.

Në minutën e 5’ë, skuadra vendase shënoi gol me anë të Cacintura.

Cacintura shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Reklamë

Penalltinë e shkaktoi mbrojtësi Wooh – në mënyrë interesante.

Ai mendoi se loja nuk kishte filluar ende, ndaloi topin me dorë në zonën e portierit – dhe kështu gjyqtari e ndali lojën për t’i dhënë skuadrës së Akhmatit një 11-metërsh.

Reklamë