×
  • Sport
  • Sport

    Menjëherë pasi u bë drejtoreshë e Marketingut në FFK, e shpërblen biznesin e saj privat

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 16:00

    Diturije Hoxha ja ka pa hajrin Federatës së Futbollit të Kosovës. Ajo përveç që merr pagë të majme, ka arritur që me pare të federatës të shpërblejë edhe biznesin e saj privat.

    Në prag të dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës me Danimarkën dhe Bullgarinë, FFK ka bërë një kampanjë medilale ku në mesin e portaleve përfituese, është edhe biznesi privat i Diturie Hoxhës, ‘Gazeta Sheshi’.

    Se ky portal është i saj e vetëtojnë edhe të dhënat në ARBK, ku Diturije Hoxha figuron si 100 % aksionare.

    Ajo gjithashtu në këtë biznes sipas ARBK-së, mbanë pozitën e drejtoreshës. Kjo përbën konflikt interesi pasi që ajo mbanë pozitë menaxhuese si në FFK ashtu edhe në biznes privat.

    ORAinfo ka kontaktuar me Diturie Hoxhën e cila mban pozitën e drejtoreshës së marketingut në FFK.

    Ajo nuk e ka mohuar se portali i saj ka përfituar, por ka mohuar se ka ndikuar që në mesin e portaleve përfituese të jetë edhe biznesi i saj.

    “Ka qenë vendim i stafit menaxhues. Ata i kanë përzgjedhur mediumet”, ka thënë Hoxha për ORAinfo.

    Portali ka dërguar edhe pyetje me shkrim në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës, por nuk ka arritur të marrë përgjigje.

    Kohëve të fundit ka pasur raportime për shumë parregullsi brenda Federatës së Futbollit të Kosovës. I pakënaqur me punën brenda Federatës, ditë me parë ka dhënë dorëheqje nga FFK, Gramos Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

    Ai ka drejtuar akuza në adresë të drejtuesve të FFK-së, duke thënë se po punojnë për interesa personale, e jo në të mirë të FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!