Mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka zbuluar se ai kishte qenë tifoz i Liverpoolit kur ishte fëmijë, si dhe ka bërë të ditur se idhulli i tij ishte ish-sulmuesi i “Reds”, Michael Owen.
Owen i kishte shënuar 158 gola në 197 paraqitje për Liverpoolin, mes viteve 1996 dhe 2004.
Gjatë kësaj kohe, ish-sulmuesi anglez e ndihmoi Liverpoolin t’i fitonte gjashtë tituj të garave të mëdha, përfshirë këtu tre titujt e sezonit 2000/2001.
De Bruyne tani ka zbuluar se ai kishte qenë ndjekës i madh i Liverpoolit si fëmijë dhe ishte i frymëzuar veçanërisht nga Owen.
“Unë isha tifoz i Liverpoolit. Familjarët e mi, që jetojnë në Angli, ishin të gjithë tifozë të Liverpoolit atëherë, kështu që edhe unë u bëra i tille”, ka thënë De Bruyne për revistën Match of the Day.
“E doja shumë Michael Owenin sepse isha i vogël si ai dhe i shpejtë, gjithashtu. Në atë kohë, e krahasoja veten me të. Më pëlqente edhe Zinedine Zidane dhe Ronaldinho, ata ishin me të vërtetë të talentuar”.
Liverpooli dhe Manchester City janë në garë të zjarrtë për titullin e Premierligës këtë sezon. Skuadra e Pep Guardiolës renditet vetëm një pikë para asaj të Jurgen Kloppit. /Express/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.