×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet se a do të luaj De Jong ndaj Juventusit

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 12:20

    Talenti i Ajax, Frankie de Jong mund të humbasë ndeshjen kthyese ndaj Juventusit, pasi u lëndua në kampionatin holandez në ndeshjen e fundit.


    De Jong u largua nga ndeshja në minutën e 22-të, pasi filloi të ndjej dhimbje shtyllën kurrizore, shkruan Reporteri.net

    “Ai tha se diçka nuk ishte në rregull me shtyllën kurrizore, kështu që e nxorëm nga loja që të mos i përkeqësonim gjërat më shumë. Do të shohim se sa serioze është”, ka thënë trajneri i Ajaxit Erik Ten Hag.

    Kujtojmë që ndeshja e parë e çerekfinales ndërmjet Ajax dhe Juventus ka mbaruar 1-1 dhe asgjë nuk është e sigurtë sa i përket fituesit të këtij dueli./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!