×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet se çka i tha Pochettino referit kryesor në fund të ndeshjes ndaj Burnley

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 17:27

    Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Burnley që skuadra e tij e humbi me rezultat 2-1 ka sulmuar gjyqtarin kryesor të takimit Mike Dean.

    Pochettino i kishte thënë disa herë në sy “ti e din se çka je” madje edhe duke drejtuar gishtin nga fytyra e Mike Dean, shkruan Reporteri.net

    Pochettino është dënuar me dy ndeshje suspendim nga pankina dhe 10,000 funte gjobë nga federata e futbollit anglez FA.

    “Pochettino është sjellë në mënyrë të vrazhdë, ai nuk ndalonte së thëni ‘ti e din se çka je’. Unë i kam thënë madje në disa raste të largohet, por ai refuzonte të largohej nga une dhe stafi im” ka  thënë Mike Dean./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!